Tre burra u vranë dhe një tjetër u plagos pasi u goditën nga një makinë në pjesën jugore të qytetit të Çikagos në SHBA.
Dëshmitarët dhe anëtarët e familjes i thanë “ABC7” se kjo filloi si një përleshje brenda një lokali gjatë natës mes katër burrave dhe konflikti vazhdoi edhe jashtë derisa u kthye në tragjedi.
Burrat po ziheshin me njëri-tjetrin jashtë lokalit, kur u përplasën nga një makinë e cila i mori përpara.
Dy nga viktimat janë identifikuar si 27-vjeçari Devonta Vivetter dhe 25-vjeçari Donald Huey.
“Kam qarë gjithë ditën. Thjesht – nuk mund ta besoj.”– tha kushërira e Vivetter, Anita.
Përplasja ndodhi rreth orës 5 të mëngjesit të djeshëm. “Nuk ka mundësi që të mos i keni parë njerëzit në mes të rrugës. Dhe që ju të vazhdoni të ecni kështu. Kjo është qesharake.”- tha një dëshmitar që nuk donte të identifikohej sipas ABC7.
Videot e shpërndara online tregojnë përplasjen e tmerrshme teksa një grup burrash u shfaq duke u zënë në mes të rrugës.
Makina goditi katër burrat, të cilët po qëndronin në rrugë.
Policia tha se pas ngjarjes, automjeti është larguar nga vendi i ngjarjes. Tre viktimat u transportuan në Qendrën Mjekësore të Universitetit të Çikagos, ku u shpallën të vdekur.
Warning: Graphic video.
3 dead, 1 injured after a driver appears to intentionally strike a group of men in the street near 71st and Jeffery in #Chicago around 5 a.m. Sunday. Offender remains at large. pic.twitter.com/wa2ZNFW1FB
— CWBChicago (@CWBChicago) August 14, 2022