Vendosni fjalën kyçe....

Elon Musk shet gati 7 miliardë dollarë aksione të Tesla-s


Elon Musk ka shitur afërsisht 6.9 miliardë dollarë aksione të kompanisë Tesla-s gjatë javës së kaluar, të paktën sipas dosjeve të reja të Komisionit të Letrave me Vlerë dhe Shkëmbim (SEC).

Kjo vjen pas më shumë se tre muaj pasi njeriu më i pasur në botë tha se “nuk kishte planifikuar shitje të mëtejshme të aksioneve.

Transaksionet e fundit janë kryer në datat 5, 8 dhe 9 gusht, sipas gjashtë dosjeve në SEC.

Siç shkruan Forbes duke iu dosjeve, Musk shiti më shumë se 7.9 milionë aksione në dhjetëra transaksione midis të premtes dhe të martës, me një çmim mesatar prej 875 dollarë për aksion.

Ndryshe nga transaksionet e mëparshme, shitjet e kësaj jave ishin të papritura.