Vendosni fjalën kyçe....

Plagosja në Fushë-Krujë/ 55-vjeçari u qëllua nga bashkëfshatari, policia rrethon zonën në kërkim të autorit


Personi i plagosur me armë zjarri në Fushë Krujë është shtetasi Luan Hushi.

Sipas policisë, 55-vjeçari i cili është banor në fshatin Zgërdhesh të Fushë-Krujës është qëlluar me breshëri në një zonë të pyllëzuar nga një bashkëfshatar i tij me inicialet K.Q.

Pas ngjarjes Hushi është dërguar në spital me një plagë në bark. Për fat të mirë është jashtë rrezikut për jetën.

 “Rreth orës 09:45, në fshatin Zgërdhesh, Krujë, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi L. H., rreth 55 vjeç, është plagosur me armë zjarri nga shtetasi K.Q, i cili është larguar menjëherë pas ngjarjes.

Shërbime të shumta policie kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe sekuestrimin e të gjitha provave me qëllim dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.”– thotë Policia.

Uniformat blu kanë rrethuar zonën në kërkim të autorit të dyshuar të ngjarjes.