Vendosni fjalën kyçe....

Albin Kurti pret kampionet e xhudos në Prishtinë (Foto)


Albin Kurti pret kampionet shqiptare të xhudos në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, nën drejtimin e trajnerit Driton Kuka dhe frymëzimin e modeleve si Majlinda Kelmenti etj. ia dolën t’I sjellin Kosovës dy medalje të arta.

Me medaljet në qafë ato kanë pozuar krahë kryeministrit të Kosovës, një shtet me arritje të jashtëzakonshme në garat olimpike të këtij viti.

Rreth e rrotull kampioneve dhe kryeministrit dhjetëra qytetarë admirojnë arritjet e shqiptareve.

Shqipëria nuk ka fituar asnjë medalje deri më tani, ndërsa në finale është futur Luiza Gega që do të garojë nesër për 3 mijë metra.

Ndryshe nga Kurti që po i priste në Prishtinë kampionet, në ekipin shqiptar, është afruar si “atashe” edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

Ai ka ditë që është nisur drejt Tokios, ku po zbulon atje edhe talente me prejardhje shqiptare të vendeve të tjera.