Vendosni fjalën kyçe....

Digjet makina e Drejtorisë së Shëndetit Publik në Devoll


Përfshihet nga flakët një automjet i Drejtorisë së Shëndetit Publik në Devoll.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme. Policia është në vendngjarje, por ende nuk ka një njoftim zyrtar mbi incidentin, nëse zjarrvënia ka qenë e qëllimtë apo mjeti ka shpërthyer në flakë për shkak të ndonjë defekti, apo aksidenti.

Megjithatë sipas “News 24”, nga vëzhgimi paraprak dyshohet se mjeti është djegur nga shkaqe aksidentale.