Vendosni fjalën kyçe....

Del jashtë kontrollit zjarri në Grudë të Shkodrës, digjen 35 shtëpi të pabanuara


Njoftohet se është jashtë kontrollit situata nga zjarret në Grudë Fushë të Shkodrës.

Sipas nënprefektit Hysen Hysaj flakët kanë shkrumbuar 35 shtëpi të pabanuara ndërsa janë shpëtuar 5 të tjera të banueshme.

Sipas tij situata është dramatike edhe pse në terren janë përfshirë 70 forca nga komuniteti dhe 2 zjarrfikëse nga Kopliku.

Për gati 2 orë këto forca janë përballur me flakët.