Vendosni fjalën kyçe....

Tensionet në veri të Kosovës, momenti kur policia sulmohet me armë në Bërnjak (Video)


Koha Ditore ka siguruar një video ku dëgjohet teksa Policia e Kosovës sulmohet me armë mbrëmjen e së dielës në veri.

Në video dëgjohen disa zyrtarë policorë ndërsa komunikojnë përmes radio-lidhjes me kolegët e tyre, të cilët duken se kanë mbetur të bllokuar nga serbët në pikëkalimin kufitar në Bërnjak.

“Policia e Kosovës ka siguruar informacione zyrtare se në disa lokacione janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, ku disa prej të shtënave kanë qenë në drejtim të njësiteve policore, por fatmirësisht nuk ka të plagosur”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në veri të Kosovës, në rrugët që çojnë në dy pikat kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak, vazhdojnë të jenë barrikadat e vendosura nga serbët lokalë.