Vendosni fjalën kyçe....

Grenell e quan Kurtin fashist e radikal të majtë: I panevojshëm ndalimi i targave serbe në Kosovë


Richard Grenell, ish i dërguari amerikan për dialogun Kosovë – Serbi ka përdorur gjuhë të ashpër ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke e quajtur atë “fashist me përvojë”.

Grenell ka akuzuar Kurtin se ka ndërmarrë hapa njëanshëm për vendosjen e reciprocitetit ndaj Serbisë. Pa përmendur fare se Serbia nuk pranon dokumentet e Kosovës, Grenell e ka quajtur “metoda fashiste”, vendimin e Kurtit për reciprocitet.

“Edhe njëherë, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, një i majtë radikal dhe fashist me përvojë, njëanshëm ka vepruar për të ndalur targat serbe dhe leternjoftimet në Kosovë. Mashtrim. Papërgjegjshmëri. Dhe, e panevojshme”, ka shkruar Grenell në Tëitter.