Vendosni fjalën kyçe....

Ç’dimë deri tani për Katedralen e Notre-Dame? Çfarë shpëtoi nga zjarri (FOTO/VIDEO)


Katedralja e Notre Dame në Paris ka shpëtuar nga “shkatërrimi i plotë” thanë zyrtarët francezë. Mbrëmjen e kaluar një zyrtar i Ministrisë së Brendshme tha se zjarrfikësit mund të mos ishin në gjendje ta shpëtonin katedralen, por siç duket struktura e katedrales është shpëtuar.

Flakët dogjën çfarë mundën për tetë orë më radhë, por tanimë zjarri është shuar plotësisht. Një zyrtar tha se dy kullat drejtkëndore janë ruajtur, gjë që do të lehtësojë rindërtimin e katedrales.

“Më e keqja është shmangur, por beteja nuk është fituar ende plotësisht,” tha presidenti francez Emmanuel Macron në një deklaratë jashtë katedrales.

Banorët që jetojnë afër katedrales janë evakuuar të gjithë dhe nuk janë shënuar viktima, por një prej zjarrfikësve është plagosur rëndë gjatë përpjekjeve për të shuar zjarrin.

Çfarë e shkaktoi zjarrin?

Prokuroria e Parisit hapi një hetim për zjarr menjëherë pas ngjarjes. Të hënën vonë, prokurorët thanë se gjetjet e tyre paraprake sugjeronin se zjarri i madh kishte filluar aksidentalisht. Dyshohet se zjarri nisi për shkak të pakujdesisë gjatë rikontruksioneve të fundit që po bëheshin në katedrale.

Çfarë u dëmtua dhe çfarë shpëtoi?

Ende nuk ka të dhëna përfundimtare mbi dëmet e shkaktuara nga zjarri në Katedralen e Parisit. Zjarrfikësit u përpoqën të shpëtonin veprat e artit të ruajtura në pjesën e pasme të katedrales, të cilat kishin kaluar disa rinovime.

16 statuja fetare ishin larguar nga katedralja për pastrim këtë të enjte – për herë të parë në më shumë se një shekull – dhe për këtë arsye shpëtuan nga zjarri.
Ministri i Kulturës dha disa detaje mbi gjendjen e katedrales.

“Struktura kryesore është ruajtur, por ende ka shumë paqëndrueshmëri, situata është ende e pasigurtë. Këtë natë, dy të tretat të çatisë u përfshinë nga flakë, shigjeta u shkatërrua duke krijuar një vrimë të madhe, kalimi anash u shemb, si dhe një pjesë e madhe e pjesës anësore në veri të katedrales.

Ekipet e zjarrfikësve dhe arkitektët janë të shqetësuar për shkak se mbi hark, akoma ka ujë, ka dru të karbonizuar me ujë dhe si rezultat ka peshë. Ndërtesa është shumë e brishtë dhe është  e ndërtuar me finesë saqë sapo një pjesë të bjerë mund të prishet gjithë ndërtimi.”, tha ministri Franck Riester i cituar nga “Le Monde”.

Gazetari Christophe Ayad, i cili ndodhet në periferi të Notre-Dame, jep disa detaje rreth dritareve të katedrales. Disa prej tyre shpërthyen nën efektin e nxehtësisë, por “Rose du Midi” me pamje nga Sena, një kryevepër e shekullit të trembëdhjetë, duket se është ruajtur.

Të gjithë për të rindërtuar katedralen

“Ne do të rindërtojmë katedralen së bashku”, tha Macron, duke shtuar se Franca do të fillojë një fushatë ndërkombëtare për mbledhjen e fondeve për të rindërtuar katedralen. Macron po e trajton ngjarjen si një emergjencë kombëtare.

Rajoni i Ile-de-France do të dhurojë 10 milionë euro të “ndihmës emergjente” për të ndihmuar kryepeshkopin të bëjë punën e parë të rindërtimit të katedrales. Deklarata u bë mëngjesin e të martës  nga Valérie Pècresse, presidente e rajonit.

“Ky rindërtim, i cili padyshim do të kushtojë shumë para, do të mobilizojë një vend të tërë, arkitektët më të mirë, mjeshtrit më të mirë në Francë, ndoshta botën”, tha ajo në Radio Classic.

Fondacioni Heritage ka lancuar të martën nismën për mbledhjen e donacioneve on-line në faqen e vet të internetit. Ky është një fondacion privat i dedikuar për ruajtjen e trashëgimisë.

Videot e publikuara në rrjetet sociale, tregojnë njerëz të mbledhur pranë katedrales duke thënë lutje ndërkohë që zjarri vijonte.Katedralja, e cila daton në shekullin e 12 dhe përmendet në romanin klasik të Victor Hugo, “The Hunchback of Notre-Dame”, tërheq miliona turistë çdo vit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *