Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në Milot–Rrëshen, humb jetën një këmbësor 70-vjeçar


Një aksident me pasojë vdekje është regjistruar rreth orës 21:30 në aksin rrugor Milot–Rrëshen.

Një automjet ka përplasur një këmbësor rreth 70 vjeç, i cili ka humbur jetën në vendngjarje.

Ndërkohë bëhet me dije se drejtuesi i automjetit është larguar, grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e tij.

Njoftimi policisë: 

Rreth orës 21:30, në aksin rrugor Milot–Rrëshen, një automjet, me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur këmbësorin, shtetasin N. L., rreth 70 vjeç.
Si pasojë, këmbësori ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor vijon punën për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit, si dhe për sqarimin e rrethanave të aksidentit.