Vendosni fjalën kyçe....

Del nga rruga makina në Dibër, një i vdekur dhe tre të plagosur


Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Peshkopi-Maqellarë.

Mësohet se në orët e paraditës, një automjet ka dalë nga rruga ku si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit.

Po ashtu kanë mbetur të lënduar edhe tre pasagjerët që ndodheshin në automjet, të cilët ndodhen në spital.

“Rreth orës 11.30, në aksin rrugor Peshkopi-Maqellarë, ka dalë nga rruga automjeti tip ‘Volksëagen Pasat’, dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi E. H., si dhe kanë mbetur  të lënduar dhe shtetasit që udhëtonin në automjet P. H., D. H., dhe A. H., të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital.”- thuhet në njoftimin e Policisë.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes,po hetohet për shkaqet e aksidentit.