Vendosni fjalën kyçe....

Meta fton të rinjtë t’i bashkohen Partisë së Lirisë: Të bëhemi bashkë për të rikthyer shpresën


Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka ftuar të rinjtë t’i bashkohen kësaj partie.

Meta thotë se PL është mundësi e shkëlqyer për çdo të ri shqiptar që ka ide, vizion e energji dhe që pret të ndryshojë të ardhmen e tij.

Partia e Lirisë është një mundësi e shkëlqyer për çdo të ri shqiptar që ka ide, vizion, energji, që mezi pret të ndryshojë të ardhmen e tij dhe të Shqipërisë.

Merrni në dorë fatet tuaja!

Të bëhemi bashkë në një aleancë mbarëkombëtare për të rikthyer shpresën, për të sjellë sa më parë ndryshimin!”-shkruan Meta.