Vendosni fjalën kyçe....

Balluku dhe Dhuka betohen para Presidentit Begaj


Belinda Balluku dhe Majlinda Dhuka pas votimit në Parlament të ndryshimeve në kabinetin qeveritar janë betuar edhe në Presidencë.

Tashmë Belinda Balluku përveç postit të Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë do mbajë edhe postin e zv/kryeministres.

Ndërsa Majlinda Dhuka merr postin e Ministres së Shtetit dhe Kryenegociatore.

Dhuka dhe Balluku i betuan mbi kushtetutë në prani të Presidentit Bajram Begaj.