Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Duan të heqin vëmendjen nga skandali i inceneratorëve, por u është qepur pas Monika


Në një konferencë për mediet, ish-presidenti Ilir Meta tha se askush nuk e ka penguar Autoritetin e Dosjeve që të hetojë edhe në kohën kur ishte Kreu i Shtetit.

Por sipas tij ky është një sulm politik i orkestruar nga Edi Rama. Ai e ka fjalën pas publikimit të një dokumenti nga Autoriteti i Dosjeve, ku pretendohet në dosje se emri i skeduar nga ish-Sigurimi i Shtetit me inicialet I.M. është ai.

Gjatë fjalës së tij, Meta tha se Autoriteti duhet të dali dhe të publikojë faktet.

 “Po s’ka nevojë për ligj për këtë rast. Autoriteti t’i publikojë që sot. Pse mos ta ndryshoje Parlamenti, të merret me çështjen e detit me të gjitha shkeljet që ka bërë Edi Rama.

Të filloj unë me e-mail-et nga Nju Jorku thoni ju që unë i kam me emrat. Autoriteti të dali që sot të thotë e kemi këto fakte dhe s’ka nevojë fare të dali Parlamenti.

U është qep Monika nuk ju ndahet më, se u bënë të dy bashkë ata, e prenë në besë. Se këtë Autoritetin e 17 Majit të dy e bënë. Dhe kujtojnë këta se me deklarata të tilla po frikësojnë Ilir Rexhep Metajn që të tërhiqet nga Revolucioni Antikorrupsion. Asnjë komunikim nuk kam pasur unë me Autoritetin e Dosjeve. Se përderisa del ajo pula e kuvendit këtu, e u thotë shqiptarëve ne do zbulojmë I.M.. Turp i madh. Faqja e Zezë. Po a kanë dinjitet këta njerëz apo s’kanë.

Ajo po të kishte shqetësim të bënte një telefonatë, se unë e kam respektuar. Po ça do presësh me mesatare 5 pikë ça, e mbani mend si e këputën studentët?

Desh këputën dhe të gjatin ata po ai kishte Lulushin. Se gjysmën e qeverisë me këtë pulën e hoqen ata, tani kanë ndryshuar gjërat. Parlamenti i ri do merret me gjëra të mëdha. Revolucioni do jetë i pamëshirshëm për të gjithë ata që shkelin kushtetutën e ligjin jo vetëm për Esatin që është tërësisht i pashpresë.– deklaroi Meta.