Vendosni fjalën kyçe....

Opozita i proteston poshtë zyrës, Rama gjen strehën për të shtunën


Opozita ka lajmëruar zhvillimin e protestës më 16 shkurt në Tiranë, ndërsa kryeministri Edi Rama duket se e ka gjetur “strehën” e tij.

Kreu i qeverisë, gjatë kohës që opozita do të protestojë poshtë zyrës së tij, do të jetë në qytetin e Vlorës. Kjo bëhet e ditur nga ish ministri Damian Gjiknuri përmes një postimi në rrjetet sociale.

Sipas deputetit të Vlorës, Rama do të jetë në Vlorë në kuadër të takimeve të turit “Bashkia që duam!”.

Në kuadër të takimeve publike të turit “Bashkia që duam”, Kryeministri Edi Rama do të jetë të Shtunën në qytetin e Vlorës. Vëmendja e shtuar e qeverisë për Qarkun e Vlorës tashmë është e prekshme përmes investimeve të kryera dhe projekteve të planifikuara. Ftoj të gjithë qytetarët të jenë në ora 10:30 në Sheshin e Flamurit”, shkruan deputeti Damian Gjiknuri në Facebook.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *