Vendosni fjalën kyçe....

Balla: Sot në SPAK prova të reja për grabitjen e kompleksit Partizani, nuk i kemi harruar akuzat që bëmë kur ishim në opozitë


Këtë të hënë në SPAK do të depozitohen prova të reja për privatizimin e kompleksit Partizani.

Kështu thotë Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Në një postim në rrjetet sociale, Balla thotë se maxhoranca nuk ka hequr dorë nga akuzat që ka ngritur gjatë kohës kur ishte në opozitë, ndaj qeverisjes së asokohe të Sali Berishës.

“Kush mendon se kemi hequr dorë nga akuzat tona gjatë kohës kur ishim në opozitë, e ka shumë gabim. Prej vitit 2012 dhe pa asnjë ndërprerje vit pas viti, kam denoncuar grabitjen e kompleksit Partizani, duke përvetësuar ndërtesat dhe fushat e futbollit mu në qendër të Tiranës. Sot në SPAK depozitohen prova të reja të kësaj mega-grabitje. Kam shumë besim se Drejtësia e re do t’i shkojë deri në fund!”– shkruan Balla.