Vendosni fjalën kyçe....

Orban paralajmëron ndryshim në rendin botëror


Konflikti Rusi-Ukrainë mund t’i japë fund dominimit të Perëndimit dhe të ndryshojë ekuilibrin e fuqisë në botë, ka thënë kryeministri hungarez Viktor Orban. Rusia nisi një fushatë ushtarake kundër vendit fqinj në fund të shkurtit.

Orban argumentoi se vendimi për të vendosur sanksione ndaj Moskës dhe furnizimin e Kievit me armë të rënda de fakto i ktheu vendet anëtare të BE-së dhe NATO-s në pjesëmarrës në konflikt, por përfundimisht nuk dha rezultat.

“Në vend të kësaj, sot ne jemi ulur brenda një makine me goma të shpuara në të katër rrotat.” – tha Orban në një fjalim në qytetin rumun të Baile Tusnad të shtunën.

“Bota jo vetëm që nuk është me ne, por në mënyrë demonstrative nuk është me ne.” – shtoi kryeministri, duke argumentuar se, në vend që të mendojë për të fituar dorën e sipërme në fushën e betejës në Ukrainë, Perëndimi tani duhet të përqendrohet në arritjen e paqes përmes negociatave.

Orban paralajmëroi gjithashtu se konflikti mund t’i japë fund lehtësisht supremacisë perëndimore dhe ‘të krijojë një rend botëror shumëpolar’.

“Ne duhet të përpiqemi të bindim Perëndimin që të zhvillojë një strategji të re.” – tha kryeministri. Ai më vonë shtoi se konflikti ‘do përfundojë kur amerikanët dhe rusët të arrijnë një marrëveshje’.

Hungaria ka refuzuar të dërgojë armë në Ukrainë, ndërsa Orban tha këtë muaj se BE-ja ‘qëlloi veten në mushkëri’ me sanksionet e saj të pamenduara. Zyrtarët hungarezë kritikuan gjithashtu propozimin e Brukselit për racionimin e gazit në një përpjekje për të hequr gradualisht dërgesat nga Moska.

Ministri i Jashtëm hungarez Peter Szijjarto udhëtoi në Moskë të enjten për të negociuar blerjen e vëllimeve shtesë të gazit në mënyrë që të sigurohet që vendi të ketë rezerva të mjaftueshme për dimër.