Vendosni fjalën kyçe....

Dashamir Shehi dhe 30 deputetë të PD-së mbështesin Goxhajn për Avokat të Popullit, mes tyre Berisha e Çupi


Altin Goxhaj ia ka dalë të marrë mbështetjen e shumicës së deputetëve të Partisë Demokratike për kandidaturën e tij për vendin e Avokatit të Popullit.

Mes deputetëve të PD-së janë emrat e Sali Berishës, Tomorr Alizotit, Dhurata Çupit e Saimir Korreshi.

Por përveç deputetëve nga PD-ja, mbështetjen për kandidaturën e Goxhajt e ka dhënë edhe deputeti i LZHK-së Dashamir Shehi.

Goxhaj shkruan se do vijojë me mbledhjen e firmave të tjera nga LSI-ja, PDIU-ja dhe PR-ja.

Pasi përfundoi mbledhja e 30 firmave të deputetëve të PD, edhe Dashamir Shehi i LZHK mbështet kandidaturën time për Avokat i Popullit. (nesër vijojmë me LSI, PDIU dhe PR)

Pasi përfunduam me sukses në mbledhjen e 30 firmave të PDsë (nga Sali Berisha tek Dhurata Çupi, nga Tomor Alizoti tek Sajmir Korerreshi, plot 30 deputetë pavarësisht diferencave që kanë mes njëri tjetrit, janë të gjithë ok me kandidaturën time), ëmbëlsirën e lamë për në fund të ditës së sotme, Dajën (Dashamir Shehi) e LZHK duke filluar kështu me partitë e tjera opozitare për të vijuar nesër me LSI, PDIU, PR me sukses në mbledhjen e 30 firmave të

30 Deputetët e PD sot treguan që bashkohen tek kandidatura im dhe besojmë që nesër do të kemi edhe të paktën 4 deputetë më shumë nga PD, përfshi edhe deputetë nga LSI, PDIU mbase edhe PR”-shkruan Goxhaj.