Vendosni fjalën kyçe....

Përplasen dy mjete në rrugën Shkodër-Hani i Hotit, përmbyset njëri prej tyre


Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën Shkodër- Hani i Hotit, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Si pasojë e aksidentit, disa persona kanë mbetur të lënduar por ende nuk ka detaje zyrtare nga policia se për sa persona bëhet fjalë dhe cila është gjendja e tyre.

Sikurse vihet re në pamjet e mëposhtme, njëri prej mjeteve është përmbysur.