Vendosni fjalën kyçe....

Ukraina po përgatit sulmin në Krime – Zelensky


Ukraina po përgatit një sulm për të kapur gadishullin e Krimesë, tha presidenti Vladimir Zelensky të premten në një konferencë për shtyp.

Kievi po formon njësi të reja posaçërisht për këtë detyrë, me ushtarakë që i nënshtrohen stërvitjes jashtë vendit, zbuloi ai.

“Ne po ndërmarrim hapa ushtarakë, po përgatitemi për to. Tashmë jemi të përgatitur mendërisht. Ne përgatitemi teknikisht, me armë, forca, formojmë brigada të reja, formojmë njësi sulmuese të llojeve të ndryshme, po dërgojmë njerëz për stërvitje jo vetëm në Ukrainë, e dini, por edhe në vende të tjera”, tha Zelensky.

Presidenti, si dhe zyrtarë të tjerë të lartë, janë zotuar vazhdimisht se do rimarrin të gjitha territoret e pushtuara nga Rusia, duke përfshirë Krimenë. Gadishulli u shkëput nga vendi në vitin 2014v, duke iu bashkuar Rusisë pas një referendum.