Vendosni fjalën kyçe....

Atentat në qendër të Athinës, plagoset një shqiptar


Një atentat me armë zjarri ka ndodhur në qendër të Athinës mbrëmjen e djeshme, ku si pasojë ka mbetur i plagosur një shqiptar.

Siç shkruan gazeta Protothema, skena ka ndodhur në orën 22:00 në Metaksurgio, në rrugën Xiuo 6.

Nga të shtënat me armë ka mbetur i plagosur një burrë me origjinë shqiptare, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur. Ai thuhet se është dërguar në spitalin e Kryqit të Kuq.

Ndërkohë forcat e policisë po përpiqen të identifikojnë autorin e sulmit.