Vendosni fjalën kyçe....

Balla takim me Drejtorin e ri të ICITAP: Intensifikim i bashkëpunimit në luftën kundër kultivimit, trafikimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike


Ministri i Brendshëm Taulant Balla priti sot Richard Deasy, Drejtorin e ri të ICITAP si dhe drejtuesin e Çështjeve të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL) të SHBA në Tiranë, me të cilët diskutoi për zgjerimin dhe thellimin e bashkëpunimit në luftën kundër kultivimit, trafikimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Balla theksoi se qeveria shqiptare ka një bashkëpunim të gjatë dhe të frytshëm me Departamentin Amerikan të Drejtësisë ku veçoi Programin e Trajnimit dhe Asistencës në Hetimet Kriminale (ICITAP).

“Me Drejtorin e ri diskutuam mbi intensifikimin e bashkëpunimit në luftën kundër kultivimit, trafikimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike. Intensifikimi i forcës goditëse të Policisë së Shtetit në bashkëpunim me SHISH, SPAK dhe prokuroritë e Juridiksionit të Përgjithshëm kundër këtij fenomeni, do të na mundësojë rezultatet e pritshme nga publiku”, deklaron Balla në një shënim në rrjetet sociale pas takimit.