Vendosni fjalën kyçe....

Kolegji Zgjedhor vendos sot për fletën e votimit


Kolegji Zgjedhor do të mblidhet sot për të vendosur për fletën e votimit, për zgjedhjet e 25 prillit.

Trupa do të përbëhet nga Gentjan Medja, Alma Kolgjoka, Manjola Xhaxho, Esmeralda Xhili dhe Asim Vokshi. Seanca do të mbahet sot, në orën 16:00.

Disa ditë më parë fleta e votimit me emra u propozua nga Ilirjan Celibashi dhe kaloi me vota në KQZ, por u ankimua nga të dyja palët si PS, ashtu edhe PD. PS kërkonte numrat para emrave, ndërsa PD fletë votimi horizontale.

Ditën e djeshme, KAS pranoi ankimimin e PS-së për fletë vetëm me numra.

Tashmë, fjalën e ka Kolegji Zgjedhor për të vendosur se cila nga variantet e propozuara do të përdoret për zgjedhjet parlamentare.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *