Vendosni fjalën kyçe....

“SHBA e Britania e Madhe ‘ia futën’ BE-së, e mashtruan si lojtarë të vjetër bixhozi” – Medvedev


Uashingtoni, së bashku me Londrën, i mashtruan anëtarët e BE-së ‘si mashtruesit e lojërave të fatit’ duke i tërhequr ata në luftën ekonomike kundër Moskës, pohoi ish-presidenti rus Dmitry Medvedev, duke komentuar dobësimin e euros.

Të martën, për herë të parë në 20 vjet, kursi i këmbimit të dollarit amerikan dhe euros arriti barazi në bursën e Moskës.

Kjo kthesë e ngjarjeve, sipas Medvedev, i cili tani shërben si zëvendëskryetar i Këshillit të Sigurimit rus, do të thotë se ‘parashikimet për fillimin e një krize sistematike në eurozonë kanë filluar të vëretohen’. Sipas tij, rënia e euros tregon ‘kush paguan me lekë në dorë për krizën e përgjakshme’ në Ukrainë.

“Uashingtoni së bashku me Londrën i mashtruan evropianët si disa mashtrues të rëndomtë.” – shkroi ish-presidenti në Telegram.

Para vendosjes së ‘kufizimeve të çmendura’ kundër Rusisë, vendet evropiane duhet të kishin llogaritur ‘problemet e tyre monetare dhe ekonomike’, pohoi Medvedev, duke shtuar se Shtëpia e Bardhë normalisht i peshon shumë më mirë rreziqet e saj.

“Por ‘idiotët e dobishëm evropianë’ vuajtën shumë më tepër në mëshirën e amerikanëve.” – theksoi nënkryetari i Këshillit të Sigurimit.

Megjithatë, Medvedevit nuk i vjen keq për ta pasi, sipas mendimit të tij, ‘rusofobët nga BE’ lëshuan ‘një luftë hibride’ kundër Rusisë dhe hapën ‘një front të gjerë ekonomik’ kundër saj.

Ish-kreu i shtetit tha se kalimi në metodat e reja të pagesave tregtare, duke përfshirë përdorimin e monedhave kombëtare – rubla ruse, juani kinez, rupia indiane dhe të tjera – do të ishte mbrojtja më e mirë kundër ‘një euroje të kalbur’. Ai nuk përjashtoi mundësinë që, në të ardhmen, vendet e BRICS mund të vijnë me një monedhë të re rezervë.

“Bota moderne ka nevojë qartësisht për më shumë se dollari, euro dhe paund stërlina. Tani për tani, 1 dollar = 1 euro. Mbani kursimet në rubla!” ka shkruar Medvedev.

Duke komentuar në mes të qershorit sanksionet ekonomike kundër Moskës, presidenti rus Vladimir Putin i quajti ato ‘të çmendura dhe të pamenduara’.

Më parë, ai pretendoi se liderët evropianë po kryenin ‘vetëvrasje’ ekonomike nën presionin e SHBA.

BE, megjithatë, këmbëngul se anëtarët e saj ishin të vetëdijshëm për pasojat e rënda të sanksioneve antiruse për ekonomitë e tyre.

“Por ky është çmimi që duhet paguar për të mbrojtur demokracitë dhe ligjin ndërkombëtar dhe ne po ndërmarrim hapat e nevojshëm për t’i adresuar këto çështje në solidaritet të plotë.” – tha kryediplomati i bllokut, Josep Borrell, në fillim të këtij muaji.