Vendosni fjalën kyçe....

Lufthansa pret që kriza e udhëtimeve ajrore të vijojë edhe këtë vit, shkak mungesa e stafit


Linja ajrore gjermane Lufthansa tha se nuk pret që operacionet e fluturimit të kthehen në normalitet deri vitin e ardhshëm.

“Fatkeqësisht, vështirë se do jemi në gjendje të arrijmë një përmirësim afatshkurtër tani në verë.” – tha anëtari i bordit të Lufthansa, Detlef Kayser për Die Welt.

“Ne presim që gjendja të kthehet në normalitet deri në vitin 2023.” – shtoi ai.

Kompania beson se ulja e numrit të fluturimeve është zgjidhja e vetme për momentin dhe tha se po anulon mbi 2,000 fluturime shtesë në qendrat e saj në Frankfurt dhe Mynih për shkak të mungesës së stafit.

Njoftimi vjen dy javë pasi tha se do të anulonte 900 lidhje në korrik.

Lufthansa dhe Eurowings planifikojnë të shmangin në masë të madhe uljen e numrit të fluturimeve drejt destinacioneve klasike të pushimeve.

Në vend të kësaj, fluturimet brenda Gjermanisë dhe Evropës ku ka opsione alternative të udhëtimit, siç është hekurudha, do ndërpriten.

Industria e aviacionit civil ka pasur disa vite të vështira që nga fillimi i pandemisë Covid, që shkaktoi frenime masive të udhëtimeve në mbarë botën.

Numri i pasagjerëve ra me 60% në vitin 2020, dhe në vitin 2021 ishte ende 50%. Linjat ajrore humbën gati 200 miliardë dollarë (189 miliardë euro) gjatë dy viteve.

Sektori i goditur u detyrua të pushonte nga puna mijëra punëtorë gjatë krizës së tij më të keqe ndonjëherë. Tani po përpiqet të punësojë më shumë punëtorë ndërsa kërkesa rikuperohet, por rekrutimi ka qenë i pamjaftueshëm.

Ishte e qartë shumë herët se mungesa e stafit do të ishte një problem në industrinë e aviacionit civil, tha Kayser për gazetën.

Ai vuri në dukje se Aeroporti i Frankfurtit, për shembull, kishte investuar shumë në rekrutimin, por e kuptoi se nuk ishte e mundur të punësohej stafi i nevojshëm aq shpejt sa kishte shpresuar.

Edhe pse kërkesa po rimëkëmbet, frika se ajo do të lëkundet sërish për shkak të inflacionit të lartë, i cili po rrit edhe kostot operacionale të linjave ajrore, në formën e karburantit më të lartë të avionëve, që përbën rreth 25-30% të shpenzimeve të linjave ajrore, sa vjen e shtohet.

Nëse linjat ajrore vendosin të kalojnë kostot më të larta tek udhëtarët për të ruajtur fitimet e tyre, në një kohë kur rritja e çmimeve tashmë po gërryen fuqinë blerëse të njerëzve, kjo mund të largojë shumë nga nisja e udhëtimeve të shtrenjta ajrore, gjë që do të dëmtojë sërish kompanitë.