Vendosni fjalën kyçe....

Shfaqja me fishekzjarre shkon keq, nëntë të plagosur në Francë (VIDEO)


Nëntë njerëz kanë mbetur të plagosur pasi një shfaqje fishekzjarresh shkoi keq gjatë një feste pushimesh në jug të Francës.

Pamjet e mëposhtme tregojnë momentin kur piroteknika binte si shi mbi shikuesit.

Siç shkruan “RT”, disa mijëra njerëz ishin mbledhur në plazh në Collioure, Francë, për të shijuar spektaklin me fishekzjarre në Ditën e Shën Vincentit, por humori u shua shpejt.

Sipas raportimeve, një shpërthim ka ndodhur duke i dërguar fishekzjarret në drejtim të turmës së spektatorëve. Të paktën nëntë spektatorë u plagosën, tre prej të cilëve janë shtruar në spital me djegie.

Ende nuk dihen shkaqet e incidentit, por autoritetet franceze kanë nisur një hetim.

 

View this post on Instagram

 

So… This happened #collioure #feudartifice #omg #summerfails #whoops #fails #oops #damn

A post shared by LEVI (@brianlouislevi) on


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *