Vendosni fjalën kyçe....

Bllokohen tre turistë çekë në shtegun e kalimit Valbonë-Theth, mjegulla dhe shiu pamundëson ndërhyrjen e helikopterit


Tre turistë çek kanë mbetur të bllokuar në shtegun e kalimit mes Valbonës dhe Thethit, në zonën e Tropojës.

Për shkak të kushteve jo të favorshme atmosferike helikopteri e ka të pamundur të ulet dhe të realizojë procesin e shpëtimit pasi në zonë ka prezencë të mjegullës dhe shiut.

Gjatë këtij sezoni ka ndodhur shpesh që turistë të huaj janë bllokuar në shtigjet e maleve çka është dashur ndërhyrja e organeve shtetërore me helikopterë apo edhe nga toka.