Vendosni fjalën kyçe....

Pas një sherri, 37-vjeçarin në Vlorë e plagosin me kaçavidë


Plagoset me kaçavidë një 37-vjeçar në Vlorë, pas një sherri të ndodhur në “Sheshin e Flamurit” në këtë qytet.

Ngjarja ndodhi mesditën e së sotme rreth orës 12:20.

I plagosuri me inicialet E. M., është dërguar me urgjencë në spitali, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

“Më datë 09.07.2022, rreth orës 12:20, pranë ‘Sheshit të Flamurit’, Vlorë, dyshohet se pas një konflikti të çastit, është dëmtuar me kaçavidë, shtetasi  E. M, 37 vjeç, i cili është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.”- bën me dije Policia.