Vendosni fjalën kyçe....

Pamjet e rralla në SHBA, qielli bëhet i gjelbër në Dakotën e Jugut (Video)


Qielli mbi Sioux Falls, Dakota e Jugut u kthye në një hije të frikshme jeshile të martën mbrëma, ndërsa një stuhi e fortë e njohur si ‘derecho’ qarkulloi nëpër shtet. Shikuesit postuan video dhe foto në rrjetet sociale duke treguar dukurinë e pazakontë të motit.

Sipas Administratës Kombëtare të Oqeanit dhe Atmosferës, një derecho është një ‘stuhi ere e përhapur dhe jetëgjatë e lidhur me një grup shiu ose stuhish që lëvizin me shpejtësi’.

Një stuhi e tillë kaloi në Dakotën e Jugut dhe shtetet e saj fqinje të martën, me erëra të ngjashme me tornado që arrinin shpejtësinë deri në 160 km / orë. Para se të godiste stuhia, ajo bëri që qielli të kthehej në një hije të gjelbër, gjë që u kap nga shikuesit dhe kamerat e trafikut.

 

Siç është raportuar nga Shërbimi Kombëtar i Motit, stuhia derecho kaloi në pjesën më të madhe të Dakotës së Jugut, Minesotës dhe Iowa-s dhe thuhet se la rreth 30,000 njerëz në ato shtete pa energji për orë të tëra.

Ndërsa këto stuhi janë disi të zakonshme në këtë rajon, i cili nganjëherë quhet ‘rrafshnalta e madhe’, dukuria e qiellit të gjelbër është një pamje e rrallë.

Meteorologët nuk e kuptojnë plotësisht pse qielli ndonjëherë bëhet i gjelbër përpara stuhisë, megjithatë disa shkencëtarë besojnë se është rezultat i reve që bartin shumë ujë që lejojnë vetëm dritën blu të kalojë. Me sa duket, qiejt jeshil shfaqen kur ajo dritë blu përzihet me dritën e kuqe dhe të verdhë të Diellit.