Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Rama ka nisur një fushatë për goditjen e besueshmërisë së opozitës


Kreu i opozitës Lulzim Basha ka deklaruar se Kryeministri Rama ka nisur një fushatë kundër opozitëz për të cënuar besueshmërinë e saj.

Basha ka treguar në emisionin “Opinion” se Rama po e bën goditjen ndaj opozitës nëpërmjet medias pranë tij gjithashtu edhe nëpërmjet metodave të tjera të propagandës.

Sipas Bashës 3 janë mënyrat me të cilat Rama po godet opozitën

1)      Duke pretenduar se ka një marrëveshje të fshehtë Rama-Basha

2)      Duke thënë se PD-ja pretendon marrjen e pushtetit në tavolinë

3)      Duke goditur opozitën nëprmjet medias pranë tij dhe pseudo-demokratëve

 

Rama ka nisur një fushatë që të godasë besueshmërinë e opozitëzës, këtë e bën duke pretenduar se ka një marrëveshje të fshehtë Rama-Basha, e bën duke thëne se PD-ja pretendon marrjen e pushtetit në tavolinë dhe duke goditur opozitën nëpërmjet medias dhe pseudodemokratëve”- u shpreh Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *