Vendosni fjalën kyçe....

Shqipëria miraton protokollin për hyrjen e në NATO të Suedisë dhe Finlandës


Me 114 vota pro, Kuvendi ka miratuar protokollet e NATO-s për aderimin e Suedisë dhe Finlandës në Aleancë. Vendimi i parlamentit është pritur me duartrokitje nga deputetët në sallë.

E pranishme në Kuvend ishte dhe ambasadorja e Suedisë në Shqipëri, Elsa Hastad e cila e priti vendimin me dorë në zemër dhe duke iu përulur deputetëve.

Në votim morën pjesë 114 deputetë.