Vendosni fjalën kyçe....

Tirana e nis me humbje aventurën në eliminatoret e Ligës së Kampionëve


Tirana e ka nisur me humbje aventurën në Evropë, duke u mposhtur 1-0 nga Dudelange në transfertë në sfidë e vlefshme për turin e parë eliminator të Ligës së Kampionëve.

Në 54’, Dudelange mbetet me 10 lojtarë. Kirsh bën një ndërhyrje të gabuar ndaj Totre dhe ndëshkohet me të dytin e verdhë.

14 minuta Limaj humb topin dhe shkakton faull duke u ndëshkuar brenda pak minutash me kartonin e dytë të verdhë dhe duke lënë edhe Tiranën me 10 lojtarë. Ndryshe nga bardh e blutë, kampionët e Luksemburgut e shfrytëzuan rastin dhe në minutën e 71’ shënojnë edhe golin e vetëm dhe të fitores.

Ndeshja e kthimit do të luhet më 12 korrik në “Air Albania”, duke filluar prej orës 20:00.