Vendosni fjalën kyçe....

Katër shqiptaret në një bashkëpunim? Bebe Rexha bën ftesën publike


Bebe Rexha, Dua Lipa, Rita Ora dhe Ava Max janë katër këngëtaret me origjinë shqiptare më të suksesshme për momentin.

Sigurisht fansat shqiptarë mezi presin t’i shohin të gjitha bashkë në një bashkëpunim.Por iniciativën e para e ka marrë pikërisht Bebe Rexha.

Ndërkohë që prej vitesh tashmë përflitet për një konflikt mes Dua Lipës dhe Rita Orës, Bebe ka bërë një postim në twitter duke shkruajtur “Dua një bashkëpunim” dhe u bën tag të treja kolegeve të saj.

Ava Max iu përgjigj me komentin: “New Lady Marmalade”, dhe shtoi disa zemra me ngjyrë të kuqe dhe të zezë. Dua Lipa gjithashtu ka komentuar “Hajde shqipe”.

Deri më tani vetëm Rita ka qëndruar në heshtje. Nuk dihet nëse Rita mban ende inate me Duan, apo thjesht nuk e ka parë akoma postimin. Mbetet për t’u parë nëse Bebe Rexha do e arrijë qëllimin dhe të sjellë të gjitha vajzat bashkë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *