Vendosni fjalën kyçe....

Inxhinierët kundër projektligjit të propozuar nga Luljeta Bozo: Ne nuk na përfaqëson, e kanë bërë për vete, të bëhen drejtora vetë dhe të vendosin pushtet mbi ne


Projektligji i propozuar nga deputetja Luljeta Bozo për ngritjen e Urdhrit të Inxhinierit, po diskutohet në këto momente në komisionin për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin.

Një prej inxhiniereve të ftuara sot në këtë seancë dëgjimore, ka kundërshtuar miratimin e këtij projektligji duke thënë se nuk është bërë në të vërtetë për inxhinierët por për të vënë pushtet mbi ta dhe se ata nuk ndihen të përfaqësuar.

 “Kemi pasur një sjellje shumë arrogante dhe mospërfillëse nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Ministria nga ana e vet jo vetëm që s’na mori në konsideratë, por vazhdoi me etapat duke i dhënë nismën deputetes që për ne ky projektligj është në rregull për ne.

Duam materialin shoqërues dhe përcjellës që keni marrë nga ministritë. Vini dorën në zemër, gjykoni me transparencë dhe vendosini si është e vërteta. Për ne jeni njësoj, jeni ata që keni fatin tonë në dorë, ju lutem thoni jo këtij projektligji dhe inxhinierët do t’u jenë mirënjohës gjithmonë.

Ky projektligj nuk na përfaqëson ky projektligj. Këtë fjali do jua zbërthej saktësisht si është shprehur në projektligj. Pse? Së pasi, mënyra si është ndërtuar nga grupi nismëtar nga 11 shoqatash, që janë një numër i kufizuar në numër dhe në profesion, i japin vetes të drejtën jo vetëm të ndërmarrin iniciativën për të ndërtuar këtë projektligj, por edhe të marrim përsipër të gjithë aktivitetin e shkëputjes së ligjit mbi profesionin e inxhinierit nga organet shtetërore në duar të këtij grupi nirmëtar. Pra ky grupi nismëtar, është përfaqësia e parë e krijuar për grupin. Përbëhet nga anëtarët e grupit nismëtar.

Që këtu kuptohet që përfaqësia nuk është e përbërë nga grupi i inxhinierëve, pra ne nuk jemi aty! E thënë troç inxhinierët nuk janë aty! Pra këta kanë bërë një ligj për veten e tyre dhe thonë: Ne do ta aprovojmë nën petkun e detyrimit të ligjit, ne do bëjmë një ligj dhe ne 11 shoqatat do jemi drejtorët e këtij projektligji, do bëjmë rregulloren e brendshme të tij dhe do të disiplinojmë urdhrin e inxhinierit. Kjo quhet dhunë dhe kjo quhet ligj për të vendosur pushtet dhe autoritet mbi profesionin e inxhinierit. Propozimi që ka ardhur është bërë për vete dhe jo për inxhinierët.”– tha inxhinierja e ftuar në Komision.