Vendosni fjalën kyçe....

Spartak Braho: Skandali i inceneratorëve shumë i rëndë, por Rama s’do ta japë dorëheqjen


Dikur deputet i PS-së, Spartak Braho ka folur sot lidhur me aferën e inceneratorëve duke e konsideruar atë si skandalin më të rëndë të të gjitha kohërave.

Ndërsa ishte i ftuar në “News 24”, Spaho tha se pavarësisht se sa e rëndë është kjo, kryeministri Edi Rama nuk e jep dorëheqjen.

“Skandali është kaq i fortë sa kjo ndodh vetëm në Shqipëri, skandali është pan-evropian, mafioz praktika e mafies italiane, por Rama nuk e jep dorëheqjen me këto.

Rama si pjesë e oligarkisë politike ka zgjedhur modelin e Kraksit, Kraksi ka qenë kryeminister i Italisë në vitet 80-90 dhe qe procesi i Di Pietros, që shkallmoi tërë politiken italiane të përzier në afera korruptive e dënuan e vdiq në azil në Tunizi.
Rama a do ketë fundin e Musolinit apo Kraksit le ta zgjedhë vet por që do ketë një fund negativ do ketë.

A do japë dorëheqjen? Nuk e jep se tani është bërë i gjithëpushtetshëm. PS-së nuk i thonë më Rilindja, janë kthyer prapë te PS është shkërrmoqur si frymë ka vetëm jesmenë ka nja dy deputetë që kundërshtojnë me të drejtë e të tjerët vetëm heshtin ajo parti e zgjedhjet që po bën tani i bën me emërime. Kjo e bën të fortë se e ka monopolizuar çdo gjë.”– u shpreh Braho.

Ai foli edhe për debatet mbi dhënien e statusit “investitor strategjik” duke u shprehur: “Lista e Investitorëve Strategjik është për të vënë duart në kokë. Unë e kam parë. Janë të gjithë bankomatet e Ramës”.