Vendosni fjalën kyçe....

U përplas me një kamion, plagoset 27-vjeçarja në Berat (FOTOT)


Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Dimal-Berat, ku një automjet “Volkswagen” është përplasur me një kamion.

Si pasojë e aksidentit, ka mbetur e plagosur drejtuesja 27-vjeçare e “Volkswagen”-it e cila është dërguar në spital.

“Rreth orës 12:00, në aksin rrugor Dimal-Berat, pranë Rrethrrotullimit, shtetasja J.Gj., 27 vjeçe, duke drejtuar mjetin tip Wolksvagen, është përplasur me një mjet tip Kamion.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesja e mjetit shtetasja J.Gj, e cila është transportuar në Spitalin Rajonal Berat, jashtë rrezikut për jetën.”- thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërkohë grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.