Vendosni fjalën kyçe....

“Unë jam si një Zot, jeta gabim i universit”- Mesazhet e adoleshentit rus në rrjetin social para se të kryente sulmin në shkollë


Një adoleshent është ndaluar nga forcat e sigurisë në qytetin rus të Kazanit, pas një sulmi të përgjakshëm në një shkollë.

I dyshuari është identifikuar si 19-vjeçarin Ilnaz Galyaviev, një ish-nxënës në Shkollën Nr 175, ku ndodhi sulmi të martën në mëngjes. Ai më pas kishte shkuar për të studiuar në universitetin e afërt të menaxhimit TISBI, por një zëdhënës i kolegjit tha se ai ishte përjashtuar pasi ngeli mbrapa për shkak të mungesave.

Zëdhënësi nga Kolegji u tha gazetarëve se Galyaviev ishte “një student i qetë gjatë studimeve të tij. Ai ishte gjithnjë i zoti dhe i qetë dhe i respektueshëm me shokët dhe studentët.”

Adoleshenti me sa duket kishte ndaluar së ndjekuri mësimet në janar dhe kishte humbur lidhjet me tutorët.

“Ai nuk u shfaq për të mbrojtur projektin e tij të përvojës industriale ose për të mbajtur tre provimet shtetërore, si rezultat i të cilave ai u përjashtua.”– shtoi zyra e shtypit.

Javën e kaluar, Galyaviev raportohet të ketë hapur një llogari në Telegram, ku postonte mesazhe të tilla si: “Unë jam si një Zot”.

Ai vazhdonte të thoshte se popullsia e botës ishin “skllevërit” e tij, dhe se ata duhej të vrisnin njëri-tjetrin para se t’i vriste vetë. Ai shtoi se nuk duhet të kishte asnjë krijesë të gjallë në botë, dhe se jeta ishte një “gabim i universit”.

Para pushkatimit, ai raportohet të ketë shkruar se do të vriste një numër të madh njerëzish përpara se t’i jepte fund jetës së tij. Në një fotografi e postuar në këtë llogari, shihet një burrë që i ngjan atij duke pozuar ndërsa mbante veshur atë që duket të jetë një jelek luftarak dhe një mbulesë fytyre, të stampuar me fjalën “Zoti”.

Dëshmitarët okularë raportojnë se kishin dëgjuar një shpërthim dhe të shtëna me armë zjarri nga shkolla, ndërsa më vonë dolën dhe pamjet e studentëve hidheshin nga dritaret për t’i shpëtuar të shtënave.

Faqja e lajmeve Baza citon babanë e Galyaviev të thoshte se djali i tij nuk ishte “fetar, dhe ai kurrë nuk shprehu ose tregoi ndonjë mendim apo ide të keqe”.

Rustam Minnikhanov, presidenti i rajonit shumicë mysliman rus të Tatarstanit, ku ndodhet dhe Kazani, ka deklaruar që Galyaviev e kishte armën me leje.

Pas ngjarjes së rëndë, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se Presidenti Vladimir Putin kishte dhënë një urdhër për të filluar një rishikim urgjent të legjislacionit për kontrollin e armëve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *