Vendosni fjalën kyçe....

Sulme me raketa në qendrën e banuar në Odesa, numërohen 17 viktima


Raketa të dyfishta kanë sulmuar herët të premten qytetin port jugor të Odesës. Të paktën thonë zyrtarët ukrainas, sipas të cilëve 17 persona janë vrarë.

The Guardian shkruan se dy raketa ruse goditën një ndërtesë apartamentesh shumëkatëshe dhe një qendër rekreacioni në qytetin port jugor të Odesës në orët e para të së premtes.

Forcat e armatosura të Ukrainës ndezën një alarm duke u kërkuar banorëve të kërkonin strehim pasi tre shpërthime dhe alarme sulmi ajror u dëgjuan pak para orës 1 të mëngjesit.

Zëdhënësi ushtarak i Odesa-s, Sergei Bratchuk, shtoi se një “raketë armike” kishte goditur qytetin port.

“Për fat të keq, ka viktima.”– shtoi ai në postimin e tij në Telegram pak para orës 2 të mëngjesit.

Bratchuk më vonë tha se sulmi me raketa u krye nga “aeroplanë strategjikë” nga drejtimi i Detit të Zi.

“Njëra raketë goditi një ndërtesë banimi nëntëkatëshe, tjetra një qendër rekreative në rajonin Belgorod-Dniester.”- tha ai.

Shërbimet e urgjencës shtetërore të Ukrainës thanë se që nga ora 6 e mëngjesit të së premtes, 14 persona ishin vrarë dhe 30 u plagosën në sulmin e ndodhur në bllokun e apartamenteve– duke përfshirë këtu edhe tre fëmijë. Më vonë u tha se numri i viktimave kishte shkuar në 17.