Vendosni fjalën kyçe....

Saimir Korreshi ironizon ministren Xhaçka: Ta marrë dhe nusja ime statusin e “investitores strategjike”


Deputeti i PD-së Saimir Korreshi ka ironizuar ministren e Punëve të Jashtme Olta Xhaçkën, lidhur me dhënien e statusit të “investitorit strategjik” ndaj bashkëshortit të saj Artan Gaçit.

Gjatë mbledhjes së Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit ku është kërkuar heqja e mandatit të ministres, Korreshi është shprehur me ironi se meqë kjo nuk quhet shkelje e ligjit, atëherë edhe bashkëshortja e tij të aplikojë për statusin e Investorit Strategjik.

“Nëse është normale që bashkëshorti i një deputeteje të marri tokë publike për të vendosur shezllone, siç e thatë ju në gjuhën tuaj, nuk përbën asnjë lloj shkelje, na thoni ku merret leja se akoma s’ka marrë rrogën nusja ime, po ashtu të bëjë ndonjë investim strategjik se me 400 mijë lekë e mbaron shpejt, me dy shezllone, kalon plazhin.

Tani kjo është qesharake, që ju të thoni të marrësh gjithë plazhin e Drimadhës, hajde gjeje kush e merr. Pronë shtetërore të përfitojë, nuk është vjedhje nga pasuria publike, gjejeni ju çfarë është.”- tha deputeti i Lushnjës.