Vendosni fjalën kyçe....

Berisha për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan: Ndaj Arbër Paplekajt ishin drejtuar dy tyta revolesh, Gaz Bardhi ia mbathi


Në konferencën e sotme për mediet, ish-kryeministri dhe kryetari i PD-së Sali Berisha foli për ngjarjen e ndodhur në Elbasan katër ditë para zgjedhjeve të 25 Prillit ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani.

Gjatë fjalës së tij, Berisha akuzoi deputetin Gazment Bardhi duke thënë se ka përgjegjësi për ngjarjen.

Sipas tij, Bardhi e braktisi Arbër Paplekajn i cili ndodhej në stafin e tij, pasi ky i fundit u gjend përballë breshërive nga dy tyta revolesh.

“Ti Gaz Bardh dhe cilido tjetër duhet të kërkonte hetimin e plotë se nëse Papleka do të qëllonte duke ekzagjeruar rrezikun kjo nuk ishte vetëmbrojtje. Por nëse tij po qëllohej ai nuk kishte rrugë tjetër. Gaz Bardhi u zhduk. Dhe komisionin hetimor parlamentar e mbyllën me Taulant Ballën. Ky është komisioni i vetëm që nuk funksioni asnjë ditë. Kur e merr tjetrin, e ken ë ekip dhe ndodh kjo do nxjerrësh përgjegjësinë tënde. Dhe jo ta braktisësh si e braktisën këta Arbër Paplekajn në kuptimin e fshehjes së krimit. Çfarë duhet të jetë ai që nuk ndjen përgjegjësi për këtë. Ai ishte me ty.”– u shpreh Berisha.

Ish-kryeministri shtoi se e vlerëson përfundimin e hetimeve për vrasjen në Elbasan por theksoi se e dënon heshtjen ndaj prokurorit Alfred Shehu dhe ish-drejtorit të policisë Ardi Veliu.

Çfarë tha Berisha

Përgjegjësi ka për ngjarjen jashtë çdo dyshimi Gazment Bardhi. Unë kam një seri statusesh të publikuara në atë kohë që vinin në dyshim komunikatat zyrtare të policisë së shtetit. Kuptova se kemi të bëjmë me një akt kriminal që po mbulohej me çdo kusht nga shteti. Nuk e njihja Arbër Paplekajn por çdo njeri që kishte pasur rastin ta njohë fliste fjalët më të mira për të. Ai kishte qenë në misione shumë të rrezikshme dhe kjo përbënte një garanci që ai të mos përdorte kurrë armën.

Nuk ishte njeri i pamësuar me armën. Nuk mund të qëllonte ai tek ata që nuk po i rrezikonin jetën. Tani doli se në anën lindore të rrugës karshi tij pothuaj ballë përballë ishin dy tyta revolesh që po qëllonin çka shpjegon pse qëlloi Arbër Paplekaj. Kam shprehur keqardhjen më të thellë për vrasjen e Pjerin Xhuvanit.

Pavarësisht se ishte militant i majtë por kurrë nuk mund të miratojë një akt ndaj tij. Pjerin Xhuvanin e vranë për së dyti Taulant Balla, Gaz Bardhi, Edi Rama dhe Ardi Veli. Sepse donin ta mbyllin çështjen Paplekaj-Xhuvani. Aty mund të kishim pasur katër të vdekur. Mënyra kriminale me të cilën e trajtoi Ardi Veliu. Mënyra e turpshme e dy nëndrejtorëve të policisë. Lanë të zhvillohej një dramë e tillë. Mashtrimi që bëri policia bashkë me Alfred Shehun se nuk kishte materiale.

Është një nga ngjarjet më të shëmtuara që tregon moralin e vërtetë të Edi Ramës dhe grupit të tij. Kryeministri nuk mundtë mos ndalej në hollësi të shumëanshme. Nuk mund të gënjej shërbimimi informativ. Kryeministri donte votat me gjak. Nuk kishte rëndësi pse u vra një njeri. E keni dëgjuar ndonjëherë të flaës Gaz Bardhi? Ngrita disa herë çështjen dhe ai heshti. Ai ishte në stafin e Gaz Bardhit. Kishte shkuar atje për Gaz Bardhin. Dhe u krijua një komision parlamentar.

Ti Gaz Bardh dhe cilido tjetër duhet të kërkonte hetimin e plotë se nëse Papleka do të qëllonte duke ekzagjeruar rrezikun kjo nuk ishte vetëmbrojtje. Por nëse tij po qëllohej ai nuk kishte rrugë tjetër. Gaz Bardhi u zhduk. Dhe komisionin hetimor parlamentar e mbyllën me Taulant Ballën. Ky është komisioni i vetëm që nuk funksioni asnjë ditë. Kur e merr tjetrin, e ken ë ekip dhe ndodh kjo do nxjerrësh përgjegjësinë tënde. Dhe jo ta braktisësh si e braktisën këta Arbër Paplekajn në kuptimin e fshehjes së krimit. Çfarë duhet të jetë ai që nuk ndjen përgjegjësi për këtë. Ai ishte me ty.

Ishte në zyrat tuaja. Ndaj dhe e përgëzoj prokurorinë që e ka thirrur por e dënoj heshtjen që mban ndaj Ardi Velit, Alfred Shehut. Alfred Shehu është një shpifës. Nuk duhet të ketë vend në SPAK. Arjan Hoxha ka meritë shumë të madhe. Ai njoftoi policinë. Por policia bëri sehir vrituni tha. Tha nuk ka materiale zgjedhore.