Vendosni fjalën kyçe....

Kërkimet për naftë, banorët e Zagorisë presin me protesta kompaninë “SHELL”


Banorët e Zagorisë e kanë pritur me protesa kompaninë ndërkombëtare SHELL, që merret me kërkimet për naftë dhe gaz.

Ditën e sotme, përfaqësuesit e kësaj kompanie kanë vajtur në Zagori për të organizuar një dëgjesë më përfaqësuesit e komunitetit por janë pritur me protesta.

Banorët e fshatrave Nivan e Sheper e kanë kundërshtuar këtë dëgjesë, kurse bashkia e Libohovës është shprehur pro saj.

Një ditë më parë, kryeministri Rama, lajmëroi me anë të një postimi në Tëitter se lajmi për kërkimet e kompanisë SHELL për naftë e gaz në Shpirag ishte inkurajes për ekonominë shqiptare dhe do ishte një ndihmë e madhe për të.

“Një lajm tejet inkurajues nga takimi me kompaninë SHELL. Edhe pak javë na ndajnë nga prova e të vërtetës së Shpiragut, ku të gjitha të dhënat flasin për një rezervë të madhe gazi e nafte. Nëse prova del me sukses, impakti në ekonomi do jetë i konsiderueshëm duke nisur nga 2020. – shkruante Rama.

Ditën e sotme kreu i qeverisë ka bërë një tjetër postim ku thotë se debati për kërkime nafte e gazi në Parkun Kombëtar të Zagorisë është i mirëseardhur, ndërsa thekson se qeveria nuk do lejojë aty shpime naftëkërkuese.

“Debati për kërkimet e naftës në Parkun Kombëtar të Zagorisë është i mirëseardhur për të kujtuar se: Ne e kemi shpallur Parkun Kombëtar në vazhdën e programit të mbrojtjes së bukurive të natyrës sonë nga hece, gurore, etj. Si mund të lejojmë aty shpime naftëkërkuese! Nuk bën vaki.” – shkruan Rama.