Vendosni fjalën kyçe....

“Porti i ri i Durrësit do ketë një bazë ushtarake të NATO-s”, Rama në Konferencë për mediet pas Samitit në Madrid


Kryeministri Edi Rama ka dalë në një Konferencë për Mediet ku ka dhënë detaje mbi atë se çfarë u diskutua gjatë samitit të NATO-s që zgjati për 3 ditë në Madrid.

Po ashtu ai njoftoi se në bashkëpunim me NATO-n pritet të ngrihet një bazë ushtarake në portin e ri të Durrësit. Rama tha sëshpejti do mbahet një takim i posaçëm në Bruksel për këtë çështje.

“Për instalimin e një baze navale të NATO-s në Portin e ri të Durrësit. Që do të jetë në Porto Romano. Përveç pjesës komerciale parashikohet edhe një pjesë ushtarake. Së shpejti do të bëjmë një takim të posaçëm me këtë çështje me ekipin tonë të ekspertëve për të parashtruar projektin në detaje. NATO ka hyrë në një fazë të re të bashkëfinancimit edhe të projekteve të posaçme.

Po ndërtohet baza ajrore në Kuçovë që ndërkohë sa i përket portit ne do të financojmë vetë pjesën komerciale. E kemi ftuar NATO-n të marrë pjesë për një financim për pjesën ushtarake. Kjo do të jetë me vlerë të jashtëzakonshme për Shqipërinë. Lufta në Ukrainë ka përmasën e vet ushtarake për të cilën mund të flasim publikisht. Ka edhe përmasën e vet ekonomike.”– tha Rama.

Ndërsa për Samitin e BE-së, Rama u shpreh se ka kërkuar që Kosova të bëhet pjesë e NATO-s.

“Një samit i veçantë për nga kohëzgjatja dhe për nga pesha e përmbajtjes që lidhej me luftën në Ukrainë dhe me pasojat si dhe me planet për reagimin e mëtejshëm të aleancës. Por përtej kësaj pjese, kishte edhe një element të rëndësishëm për ne, që kishte të bënte me mundësinë e negociatave intensive për të arritur në një marrëveshje përfundimtare mes Bullgarisë e Maqedopnisë së Veriut që ti celet përfundimisht rruga fillimit të negociatave.

Një fokus të veçantë për Ballkanin Perëndimor për kompleksitetin e rajnit dhe vulnerabilitetin që rajoni ka për arsye të faktorëve të njohur. Qëndrimi ynë ka qenë i njëjti ai i njohuri, lidhur me domosdoshmërinë që Serbia të mbahet sa më shumë dhe sa më afër me frontin kundër agresionit dhe që presioni mbi Serbinë të mos shkojë në një krisje që mund të ketë pasoja të pallogaritshme për vetë rajonin.

Ne kemi kërkuar që Kosova të përfshihet në mekanizmin e partneritetit për Paqe që është stad tjetër i marrëdhënies me NATO. Gjithë aleanca gtë kuptojë se pavarëissbt mos njohjes së Kosovës ndfa fisa prej vendeve kjo nuk është kohë e zakonshme dhe si kohë e jashtëzakonshme kërkon edhe akte të jashtëzakonshme.”- u shpreh Rama.