Vendosni fjalën kyçe....

Presidenti Meta: Vendimet historike të samitit të NATO-s e bëjnë Aleancën më të bashkuar


Presidenti i vendit Ilir Meta ka reaguar në rrjetet sociale për vendimet e marra sot në samitin e NATO-s.

Ai thotë se vendimet e sotme janë historike, dhe e bëjnë aleancën e NATO-s më të bashkuar dhe më të gatshme për të iu përgjigjur rreziqeve të mëdha që i kanosen.

“Vendimet e sotme historike të samitit të NATO në Madrid, e bënë Aleancën tonë më të bashkuar, më të vendosur, dhe të gatshme për t’iu kundërpërgjigjur rreziqeve më të mëdha e të drejtpërdrejta që na kanosen!

Vendeve mike, Suedisë e Finlandës, u urojmë mirëseardhjen në Aleancën që mbron sovranitetin, lirinë dhe demokracinë nga çdokush që synon t’i minojë ato.

Ne jemi NATO! Sëbashku qëndrojmë më të fortë! #WeAreNATO”- shkruan presidenti Meta.