Vendosni fjalën kyçe....

Parlamenti miraton aktin normativ për kompensimin e çmimeve të materialeve të ndërtimit


Parlamenti ka miratuar me votat e shumicës aktin normativ që do kompensojë çmimin e materialeve të ndërtimit.

Nëpërmjet këtij akti hapet rruga për kompensimin nga shtetit të 300 kompanive të ndërtimit që kanë projekte publike.

Në votim morën pjesë 109 deputetë ku 75 votuan pro ndërsa kundër votuan 33 dhe 1 abstenoi.

Opozita kundërshtoi aktin normativ duk e quajtur klientelist.