Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: Kompanitë që punuan për inceneratorët përvetësuan 189 mln euro, skemën e evazionit do e çojmë në SPAK


Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim ka denoncuar nga foltorja e Kuvendit se kompanitë që kanë punuar për inceneratorët përvetësuar 189 milionë euro.

Krymeadhi tha se në listën e kompanive që përfituan 189 mln euro janë ato që do përfitojnë edhe nga akti normativ për kompensimin e çmimeve.

Dyshimi fillon kush dot ë jetë instrumenti që do kontrollojë faturat. Nga eksperienca ime, që kemi bërë me inceneratorët, po ju jap një shifër që e kam zyrtare. Skema e kompanive të krijuar për evazion fiskal dhe do ti drejtohet edhe SPAK për tu bashkangjitur padive të tjera, për përvetësim të paligjshëm të TVSH është 189 mln dollarë vetëm kompani që kanë punuar me inceneratorët. Pra në këtë kompani janë 99.9% të kompanive që përfitojnë nga ky akt normativ. Këto janë me fatura dhe data, këto kompani kanë blerë miell, vaj, sheqer oriz, kripë dhe kanë shitur zhavorr dhe beton. Ka tre grupe në të. Është grupi i bizneseve që nuk përballojnë dot tatimin mbi fitimin, i shmangin TVSH. Ka një grup tjetër që përfitojnë 300 mln euro koncesionin dhe grabisin paratë nga buxheti i shtetit, janë edhe kompanitë e tjera që janë të lidhura me inceneratorët”-tha Kryemadhi.

Kryetarja e LSI tha se 9 kompanitë janë të lidhura me familjen Ymeraj, Murati e Frangaj.

“Ajo që është më e tmerrshme, që unë them kush është mekanizmi kontrollues: Këtu janë 9 kompani të lidhura bashkë të drejtuar nga familja Ymeraj, Murati dhe Frangaj. Pasi janë denoncuar bizneset e tyre janë shitur. Po të klikosh në QKR nuk hapen sepse janë mbyllur sepse nuk kanë paguar TVSH.

Një biznes prej 17 mln eurosh e ka blerë Vezir Brahaj dhe Shkelqim Meta. Një biznes tjetër prej 7 mln dollarësh, 10 mln dhe 14  e ka blerë një zonjë që është 95 vjece dhe një zotëri që është 94 vjec. Këta dy të moshuar kanë blerë biznese prej 35 mln euro”, tha Kryemadhi.

Kryemadhi paralajmëroi se do dërgojë në SPAK skemën se si kompanitë përfituan nga ndërtimi i inceneratorëve duke bërë evazion fiskal.