Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Legalizimi i kanabisit doktrinë e propaganduar nga Soros, ligj që do mbjellë krim


Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë një takimi me gratë demokrate e konsideroi akt kriminal nismën ligjore të qeverisë për të legalizuar kanabisin mjekësor.

Gjatë një takimi me gratë e LDGSH-së, Berisha u shpreh se kjo është një doktrinë e propaganduar nga multimiliarderi George Soros.

Sipas ish-kryeministrit, ky ligj synon të mbjellë vetëm krim dhe se autorët kryesorë janë në qeveri.

“Sot në Parlament, këto ditë vjen ligji për legalizimin e drograve. Një doktrinë e propaganduar nga George Soros me nisëm konkrete në OKB, një doktrinë që mbjell krim dhe vetëm krim. Këtu mora këtë aspekt. Aspekti tjetër është, ju jeni dëshmitar se si proceset që dalin, dëshmojnë se autorët kryesorë të krimeve janë në Parlament dhe qeveri. Ata që qëndrojnë në bodrume, janë ushtarë të tyre. Do punojmë fortë që roli i grave dhe vajzave në PD të ridimensionohet me shpejtësi. Në disa takime që kam patur, shpreh keqardhje se nëse i hedhim një sy audiencave tona janë mashkullore, krejtësisht në mënyrë të pamerituar. Ata burra, ata djem që janë në sallë kanë bashkëshortet motrat që duhet të jenë në sallë. Ne shprehim si PD angazhimin e madh. Fitorja kalon vetëm përmes jush. Jua them këtë me bindjen më të thellë” – tha Berisha.