Vendosni fjalën kyçe....

Turqia shpjegon pse nuk vendos sanksione ndaj Rusisë


Turqia nuk ndjek drejtimin perëndimor në sanksionimin e Rusisë, sepse ajo udhëhiqet nga konsideratat pragmatike ekonomike dhe ‘një politikë ekuilibri’, tha zëdhënësi i presidentit turk, Ibrahim Kalin.

Në një intervistë për Haberturk TV, Kalin tha se Ankaraja po ndjek ‘një politikë ekuilibri’ kur bëhet fjalë për marrëdhëniet e saj me Rusinë.

“Meqenëse jemi të varur nga burimet e huaja për energjinë, ne zhvillojmë marrëdhëniet me Rusinë ashtu siç bëjmë me Iranin.” – shpjegoi ai, duke vënë në dukje se Turqia gjithashtu gëzon marrëdhënie të mira me SHBA-në dhe vendet e tjera perëndimore.

“Ne nuk vendosim sanksione ndaj Rusisë pas luftës në Ukrainë. Natyrisht, ne duhet të mbrojmë interesat e vendit tonë.” – tha ai.

Sipas mendimit të Kalin, vendosja e sanksioneve ndaj Moskës ‘do dëmtojë ekonominë e Turqisë më shumë sesa atë të Rusisë’.