Vendosni fjalën kyçe....

Monika Lubonja i bashkohet PS-së, Vajza më tha: Oh sa ka ndryshuar Tirana, tani ka parqe


Aktorja Monika Lubonja i është bashkuar Partisë Socialiste pak muaj para zgjedhjeve të prillit 2021.

Ajo është prezantuar në një takim që Kreu i Bashkisë Erion Veliaj zhvilloi me Asamblenë socialiste në Njësinë 2.

Në fjalën e saj aktorja Lubonja për të lavdëruar punët e bashkisë në kryeqytet zgjodhi të sillte para socialistëve të njësisë 2 fjalët e vajzës së saj.

Ajo tregoi se vajza e saj i kishte thënë se Tirana kishte ndryshuar shumë dhe fëmijët e qytetit ishin të lumtur.

Vajza ime këtë vit më tha: Mami, sa shumë ka ndryshuar Tirana dhe sa të lumtur qenkan fëmijët. Këta fëmijë paskan parqe, sepse unë kur isha e vogël nuk pata park. Edhe kur dilja jashtë më merrte gjyshja dhe kthehesha direkt në shtëpi sepse nuk kishte stol ku të ulej. Ndërsa sot, unë shikoj këta gjyshër që, jo vetëm kënaqen me fëmijët në parqe e lulishte, por që edhe bëjnë muhabet me njëri-tjetrin. Kjo është merita juaj. I keni dhënë oksigjenin dhe ajrin fëmijëve”- u shpreh ajo.

Partia Socialiste në këtë fushatë duket se ka zgjedhur që të shfaqë impaktin e saj në fushatë duke mbledhur pranë vetes njerëz të njohur nga arti, muzika, aktrimi por edhe televizioni.

Në prezantimet në njësitë administrative krah për krah me Erion Velinë janë shfaqur këngëtari Landi Hysi, mexosopranoja Vikena Kamenica apo edhe pedagogia e gazetarisë Iris Luarasi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *