Vendosni fjalën kyçe....

Studimi: Pothuajse gjysma e lumenjve në botë të kontaminuar nga ilaçet


43.5% e rrugëve ujore në botë janë të kontaminuara me drogë. Ky është rezultati i një hulumtumi të publikuar të mërkurën në revistën Environmental Toxicology and Chemistry.

Të udhëhequr nga Alejandra Bouzas-Monroy e Universitetit të York-ut, grupi i studiuesve analizuan 1052 mostra në 104 vende dhe gjetën 23 komponime farmaceutike të veçanta në nivele që tejkalojnë ato që konsiderohen “të sigurta”. Këto përfshinin ilaçet kundër depresionit, antihistaminet, benzodiazepinat, qetësuesit e dhimbjeve dhe stimuluesit.

Më shumë se një e treta (34.1%) e vendeve ku u morën kampionet e shumta, kishin më shumë se një vendndodhje me përqendrime të ilaçeve që u gjetën të ishin “ekologjikisht shqetësuese“.

Bouzas-Monroy pretendoi se studimi ishte “vlerësimi i parë global” i ndotjes farmaceutike në rrugët ujore. Ajo paralajmëroi se njerëzit duhet të “bëjnë shumë më tepër për të reduktuar emetimet e këtyre substancave në mjedis”.

Studimi vuri në dukje jo vetëm barnat e pranishme në ujë, por edhe efektet e tyre tek peshqit dhe bimësia ujore. Ilaçe si antidepresivi amitriptilina dhe karbamazepina antipsikotike, dihet se ndryshojnë aktivitetin e enzimës tek peshqit, ndërsa antidepresivi citalopram dhe qetësuesi diazepam ndryshojnë sjelljen tek kafshët. Ilaçi i diabetit metformina ndryshon aktivitetin e hormoneve seksuale te peshqit, ashtu si edhe ilaçi për presionin e gjakut propranolol. Të gjitha këto u gjetën në rrugët ujore të studiuara.

Produktet farmaceutike përfundojnë në ujë përmes mbetjeve trupore të prodhuara nga njerëzit dhe kafshët, si dhe përmes rrjedhjeve nga objektet dhe fabrikat e prodhimeve farmaceutike. Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së ka monitoruar problemin në SHBA që nga viti 2002, kur gjeti të paktën shtatë kimikate në mbi gjysmën e rrugëve ujore që testoi. Në vitin 2019, agjencia gjeti nivele të ngjashme ndotjeje në një kampion prej 1 mijë e 120 pusesh dhe përrenjsh të përdorur si burim i ujit të pijshëm.