Vendosni fjalën kyçe....

Taulant Balla: SPAK-u ma ka konfirmuar, ka nisur procedimin ndaj Berishës


Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka deklaruar sot në Kuvend se ka marrë konfirmim nga Prokuroria e Posaçme SPAK se ajo ka nisur procedimin penal për ish kryeministrin Sali Berisha.

Kjo lidhur me çështjen e pronës së kompleksit Partizani në kryeqytet.

“Ky ka njohur pronat e veta nga Viçidoli në bregun e Dhërmiut. Kompensim të pronave të Viçidolit në Dhërmi. Nuk e di por e ftoj parafolësin të dalë dhe t’u shpjegojë shqiptarëve se si është pronar tokash në Dhërmi. Aty ku janë gjithë rraca e këtyre në Gjirin e Lalëzit. Unë e di që është nga Viçidoli. Datën e lindjes e ka ndryshuar për ta çuar pranë Enverit. Kështu e kanë të gjithë servilat. Ky është variant më i turpshëm i servilave të atij regjimit.

Ky grabitësi i pronave vodhi dhe pronën mu në qendër të Tiranës, kompleksin Partizani. E përsëri i bëj thirrje SPAK-ut meqë më ka informuar që e ka regjistruar dosjen, pra ka nisur procedimin, e nesër do i çoj përsëri dokumente shtesë, si u gjet prona e kompleksit Partizani.

Ky është thjesht një mbetje e regjimit komunist në jetën politike të vendit.”– tha Balla.

Ky reagim i Ballës vjen pas akuzave që ngriti në Kuvend Berisha pak më herët.